(0)

Evente

10 vjetori i paharrueshëm i Emili's

Jo të gjithë, e mbajmë mend si e kemi kaluar 10 vjetorin tonë. Por, vogëlushja Emili me siguri ka për ti mbetur mend gjatë kjo ditë e veçantë pariziane e bërë surprizë nga prindërit e saj. Një dekor shumëngjyrësh dhe plot fantazi, i uron Emili't mirëseardhjen tashmë në një dekadë të re, ku e pret një moshë edhe me e bukur e plot energji.

Mbrëmja e Bamirësisë

Nën kujdesin e veçantë të deputetes së PS-së Esmeralda Shkjau, në një prej hoteleve të Durrësit u zhvillua mbrëmja e Bamirësisë së 100 donatorëve "Një fëmijë pret për ty”. Një festë e gjitha kushtuar fëmijëve jetimë të shtëpisë së fëmijës në Durrës. Të ftuarit, personalitete të artit, njerëz të biznesit dhe politikës kontribuuan në vlerë monetare dhe dhurata, të cilat shkuan për shtëpinë e fëmijës në Durrës. Ami Event u perkujdes me shume dashuri per dekorimin e kesaj mbremjeje speciale.

Eneida dhe Albani

Eneida dhe Albani u martuan në 4 Dhjetor, por kjo nuk i ndaloi për të realizuar një nga dasmat më të bukura në Ami Event. Dekori ideuar me dru dhe gështenja për të qenë në sinkron me stinën e dimrit dhe sidomos me dëshirën e nuses që e kthyem në realitet.

Ballo Presidenciale

Presidenti Bujar Nishani dhe Zonja e Parë, Odeta Nishani i besuan Ami Event, Ballon Presidenciale fundvitin e kaluar. Holli i Pallatit të Koncerteve u transformua në një mbrëmje gala, ku ishin të ftuar njerëzit më të rëndësishëm të të gjitha fushave.

DeltaPharma

Delta Pharma ishte një tjetër kompani që na besoi organizimin e festës së fundvitit 2015. Me ngjyra Krishtlindjesh dhe detaje të reja, dekori dhe ndriçimi, sillnin një atmosferë festive që u kthye në një mbrëmje të këndshme për stafin e Delta Pharma. 

Ami Event Fier

Kete vit Ami Event u shtua edhe me një filial tjetër të salloneve të saj. Këtë herë në qytetin e Fierit.

Ami Event Party 2015

Nuk mund të harrojmë një nga sukseset më të mëdha të vitit që kaloi, Ami Event Party 2015 organizuar në Muzeun Historik Kombëtar. Një spektakël i vërtetë me sfilata, këngëtare, shorte, humor dhe shumë të ftuar VIP. 

Një mbrëmje magjike, në një botë magjike me Tirana Bank

Mbrëmjen e festave të fundviti Tirana Bank, ia ka besuar profesionistëve të vërtetë të Ami Event. Një ambient festiv dhe shumëngjyrësh, e ka bërë këtë mbrëmje të veçantë, jo pa qëllim është quajtur dekori kësaj mbrëmje “Bota magjike”. Yjet e përmasave të ndryshme dhe sfondi i dritave e ka bërë ambientin e Iliria Place të jetë me të vërtetë një ambient ndryshe.

Ermiri dhe Ina

Ata u martuan me rite tradicionale, por me një dasmë jashtë klisheve. Organizuan festa chic dhe u argëtuan të shkujdesur. Kjo është dasma e Inës dhe e Ermirit, të cilët na tregojnë se sa bukur është ta jetosh ëndrrën e dasmës. Gjithë organizimin e lanë në dorën e profesionistëve të Ami Event, ku Ermiri është administrator. Ai i njeh kolegët me të cilët punon dhe ishte i sigurt se çdo gjë do ta bënin me përsosmëri. Ata vetëm sa shijuan lumturinë e ditës më të veçantë të jetës së tyre, kurorëzimin e dashurisë. Copëzat kishin filluar t’i shijonin që dy më përpara me një udhëtim romantik në Venecia dhe vazhduan t’i shijojnë edhe pas dasme, për muaj mjalti në Tajlandë.

Veshur me pafajesi

Një koleksion i rrallë është prezantuar në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara nga stilistja Mirela Nurce. Ky ka qenë një koleksion unik me vizatime të nxënësve që nuk dëgjojnë. Këto vizatime janë derdhur në copa e në stofra shumëngjyrëshe. Fustanet janë veshur nga personalitet e medias, artit dhe kulturës. 20% e vlerës së shitjes së çdo produkti shkoi për Institutin e fëmijëve që nuk dëgjojnë. Kjo iniciative është mbështetur dhe nga UNDP. Ndërsa  për skenografinë, DJ dhe Audion u kujdes Ami Event.