10 gjera qe duhet te keni parasysh nese keni vendosur te martoheni

Keni caktuar ditën tuaj të dasmës dhe akoma nuk keni organizuar shumë gjëra që ju duhen për të bërë. Fillimisht është e mira që të konsultoheni me një ekspert dasmash që të organizoni çdo gjë në mënyrë perfektë për dasmën tuaj të ëndrrave. Ju duhet më patjetër të bëni një listë të gjërave të rëndësishme. Ne ju kemi ardhur në ndihmë për gjërat tuaj më të rëndësishme: 

 

1. Caktoni datën e martesës

Data e martesës është një datë që do të mbetet si ditë e shënuar për ju, gjatë gjithë jetës suaj. Kështu, që mendoheni mire para se te vendosi, mund të vendosi dhe datën kur janë martuar prindërit tuaj.

2. Prenotoni lokalin se ku do ta realizoni dasmën tuaj

Lokali ose vendi që ju do të realizoni dasmën tuaj është një gjë shumë e rëndësishme. Përpiquni të gjeni një ambient të këndshëm dhe të ketë ndriçimin e duhur. 

3. Përcaktoni menynë e dasmës 

Kjo është një gjë tjetër e rëndësishme pasi për gatimet merret parasysh dhe krahina nga e cila janë, pasi disa preferojnë mishin dhe disa peshkun dhe frutat e detit. 

4. Fustani 

 

Ky është një ornament kaq shumë të rëndësishme, për ditën e dasmës. Fustani i bardhë është ëndrra e çdo femre dhe e dëshiron atë që të i veçantë. Tashmë tendencat e fustaneve të nusërisë janë tek copat dantellë dhe me tyl, stil tatuazh dhe me mëngë të gjata për të qenë një nuse e thjesht dhe tejet femërore.

5. Dekori 

 

Për këtë ju duhet ndihma e një specialist, pasi nuk realizohet asnjë gjë pa ndihmën e tyre. Kjo gjithmonë, ashtu siç e keni menduar ju. 

6. Muzika 

Duhet të vendosin që të merrni DJ apo këngëtar me muzikë live. Ose mund të jetë diçka e ndërmjetme. Atmosfera që krijohet nga muzika, bënë që të ftuarit tuaj të mos rrinë për asnjë moment ulur. 

7. Fotografi dhe kameramani 

Këta të dy janë një komponent shumë i rëndësishëm për dasmën tuaj, pasi do të arrin të kapin momentet më të bukura nga kjo ditë e veçantë. Këto foto do të jenë një kujtim shumë i bukur dhe do të jetë pjesë e albumit tuaj familjar, ku do t’ia trashëgoni pasardhësve tuaj. Mundohuni që të gjeni një person që është profesionist në këtë fushë. 

8. Torta 

Ëmbëlsira tradicionale e dasmës. Mundohuni ta zgjidhni me shijen dhe ngjyrat që preferoni. Dhe kjo duhet të mendohet mirë dhe të vendoset se me çfarë dizenjo do të donit dhe a e realizon dot pastiçeria që ju keni zgjedhur? Mundohuni të përshtatni me dekorin dhe ngjyrat që keni menduar të mbizotërojnë në dasmën tuaj. 

9. Parukjerja 

Mos e lini modelin e flokëve për në fund, por mendoni disa muaj më parë për ta përshtatur me fustanin dhe formën e fytyrës. 

10. Ftesat e dasmës 

Mendoni t’i bëni sa më të veçanta dhe të personalizuar, mos harroni të vendosni incialte tuaja tek ftesat. 

Evente

10 vjetori i paharrueshëm i Emili's

Meso me shume

Mbrëmja e Bamirësisë

Meso me shume

Eneida dhe Albani

Meso me shume